Fri, Jan 31, 2025

Plagosja e 15 vjeçarit, zbardhen detaje/ I mituri shkoi në shtëpi i lënduar, i ati e dërgoi në spital! Adoleshenti nuk tregon autorin e ngjarjes

  • PublishedJanuary 30, 2025

Plagosja e 15 vjeçarit, zbardhen detaje/ I mituri shkoi në shtëpi i lënduar, i ati e dërgoi në spital! Adoleshenti nuk tregon autorin e ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 15 vjeçarit në Fushë-Mëzez, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se adoleshenti ka shkuar i plagosur në shtëpinë e tij, e ka qenë i ati ai që e ka dërguar në spital.

15 vjeçari nuk ka treguar ende rrethanat e ngjarjes së plagosjes së tij, apo autorin.

I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pranë shkollës jo-publike “Sarina”, në Fushë-Mëzez.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

LEXONI EDHE: Të shtënat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës/ Plagoset 15 vjeçari, Policia: Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes! Si paraqitet shëndeti i të miturit

NJOFTIM

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.