Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fushë-Krujë, detajet nga ngjarja
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (31 Janar).
Raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale B. T..
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.