Fri, Jan 31, 2025

“Shqipëria i është afruar mesatares së Bashkimit Europian”- Rama: Kishim një vrasje çdo tre ditë, sot kemi numrin më të ulët historik! 82% e shqiptarëve ndihen të sigurt!

  • PublishedJanuary 31, 2025

“Shqipëria i është afruar mesatares së Bashkimit Europian”- Rama: Kishim një vrasje çdo tre ditë, sot kemi numrin më të ulët historik! 82% e shqiptarëve ndihen të sigurt!

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të anketimit për matjen e përceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit, është shrpehur se Shqipëria iu është afruar mesatares së Bashkimit Europian.

Rama: 82% ndihen të sigurt në Shqipëri dhe kjo është brenda normës së mesatares sw BE. Anketa ka të dhëna edhe të Shqipërisë në raporte me vendet e tjera, shihet qartë si Shqipëria ka ndryshuar dhe është afruar drejt mesatares së BE, duke qëndruar në mes vendeve evropiane. Vetëm 4% e qytetarëve kanë qenë pre e grabitjes apo vjedhjeve vitet e fundit, kjo shifër është më e ulët dhe mesatarja e BE, e cila është 9%.

Kjo është e vendeve më të sigurta në BE, në këtë vendin tonë ku të gjithë vriten, sulmohen. 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si të mirë dhe shumë mirë, që është një përmirësim domethënës nga ku jemi nisur dhe që tregon se reformimi i policës vazhdon të jap fyte. Ajo që është më e rëndësishme, është se shifrat janë konstante ne përmirësim.

Si shpjegohet që asgjë nga çfarë percepton publiku, për fat të mirë, hic fare, nga thelbi i të gjithë këtyre të vërtetave, jo vetëm nuk del gjëkundi dhe nuk komentohet nëpër ekrane, por përkundrazi mbulohet me baltë dhe zift përditë e për natë.

Këto shifra, nuk janë numra dhe statistika pa vlerë tjetër, nuk janë as propagandë që priren t’i zhvlerësojnë ata që nuk duan të flitet mirë për qeverinë jo e jo, por as për Shqipërinë. Siç e shihni, ky popull ka një tjetër opinion.

Këto shifra janë histori të jetuara, të njerëzve që lëvizin të sigurte ditën e natën, e turistëve me miliona që vijnë. 99% e tyre thonë tre fjalë, mikpritje njerëzore, bukuri natyrore, siguri shembullore. Këto janë tre fjalët që thonë turistët që vijnë këtu.

Nuk mund të mos e shpreh konsideratën time për progresin e  jashtëzakonshëm që ka bërë polica në dekadën e fundit, dhe nuk mund të mos e theksoj që pavarësisht krahasimeve që s’kan krahasim, se duken kudo, mjafton të shohësh numrin e vrasjeve.

Ishte mbi 100 vrasje në vit mesatarja, një vrasje çdo tre ditë, sot është në numrin më të ulët historik. Ka akoma plot të meta dhe masa të tjera për të transformuar policinë, që të qëndrojë aty në mes të policisë në BE. As e para as e fundit, por te mesi i artë, duke garantuar standardet dhe vazhdimësinë e saj.