“Mund t’i kishte kërkuar dorën, por s’e ka dashur kurrë”- Vrasja e Ramazan Mataj, flet motra e Armelës: Isha aty kur tentoi të hynte në shtëpinë e saj! Vëllezërve u dilte para, ua dërgoi të gjithë fshatit videot e tyre
Motra e Armela Hasajt ka rrëfyer se si Ramazan Mataj ka përndjekur të motrën, madje duke tentuar të futej në banesën e saj.
Gjithashtu, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.
“Kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj. Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë”, u shpreh ajo.
Ndërsa kur u pyet se si e mësoi ekzekutimin e Ramzan Matajt, shtoi se 33-vjeçari ka shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj.
“Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim”, theksoi ajo.
Ajo u shpreh se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj Armelën, në të kundërt do t’i kishte kërkuar dorën pasi e ndau nga burri i parë.