Zbardhet pr.vendimi, ja emrat në degët e PD që do të përgatisin zgjedhjet e 29 korrikut. Relacioni: Jemi në afate të ngushta kohore, nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë
Tetë anëtarë të Kryesisë së PD-së kanë vendosur që përmes një vendimi qarkullues të komandojnë kryetarët e degëve në të gjitha rastet kur janë krijuar vakancat.
Në projektvendimin e siguruar nga gazetari Osman Stafa dhe të zbardhur nga “BalkanWeb” thuhet se komandimi i kryetarëve të rinj u hap rrugë certifikimit të anëtarësisë dhe përgatitjes së zgjedhjeve në të gjitha degët në 29 korrik për kryetarin e Partisë.
“Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krijimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqësimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar”, thuhet në relacionin e projektvendimit.
Më tej bëhet e ditur se “Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë. Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues”.
Anëtarët e kryesisë propozues
Enkelejd Alibeaj
Taulant Zeneli
Endri Hasa
Gazmend Koduzi
Taulanda Jupi
Kreshnik Çollaku
Xhemal Gjunkshi
Gentian Gaba
VENDIMI
PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.
Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,
VENDOSI:
- Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;
- Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;
- Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;
- Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Aneksi 1
QARKU | DEGA | KRYETARI |
Berat | Berat | Florenca Meco |
Ura-Vajgurore | Dritan Sula | |
Kuçovë | Ilirjan Koxhaj | |
Poliçan | Florian Qama | |
Skrapar | Bujar Hoxhaj | |
Dibër | Dibër | Naim Gazidede |
Mat | Arjan Lika | |
Bulqizë | Edmond Isaku | |
Durrës | Durrës | Joni Myshketa |
Shijak | Red Varaku | |
Krujë | Sabah Sheta | |
Fushë-Krujë | Durim Doku | |
Elbasan | Elbasan | Eugen Isaj |
Belsh | Blerim Kuqja | |
Cërrik | Ibri Sako | |
Librazhd | Bujar Vreto | |
Prrenjas | Leonard Ozuni | |
Gramsh | Erald Carciu | |
Peqin | Arjan Ashiku | |
Fier | Fier | Agron Kapllanaj |
Roskovec | Syrja Misiraj | |
Patos | Shezai Sinanaj | |
Lushnjë | Elvis Pisku | |
Divjakë | Julian Gjini | |
Mallakasër | Arjan Llanaj | |
Gjirokastër | Gjirokastër | Spartak Drasa |
Përmet | Elton Hysenshahaj | |
Këlcyrë | Luan Malko | |
Memaliaj | Esmerald Xhemali | |
Tepelenë | Ladi Bana |
QARKU | DEGA | KRYETARI |
Korçë | Korçë | Elvin Bregu |
Maliq | Lulëzim Hoxhaj | |
Pogradec | Seit Myftari | |
Devoll | Bledion Nallbati | |
Kolonjë | Fatmir Guda | |
Kukës | Kukës | Arif Rexhmati |
Has | Seit Jaku | |
Tropojë | Azgan Haklaj | |
Lezhë | Lezhë | Alfrida Marku |
Kurbin | Gjovalin Laska | |
Mirditë | Gjergj Prenga | |
Shkodër | Shkodër | Xhevdet Amuli |
Vau i Dejës | Gentian Ndoj | |
Malësi e Madhe | Anton Kokaj | |
Pukë | Ferit Ringaj | |
Tiranë | Tirana 1 | Fatos Mehmeti |
Tirana 2 | Mirlinda Çollaku | |
Tirana 3 | Gjelosh Progni | |
Tirana 4 | Ervin Goxhaj | |
Tirana 5 | Gentjan Bruzi | |
Tirana 6 | Dashnor Visha | |
Tirana 7 | Lefter Kostenja | |
Tirana 8 | Pëllumb Seferi | |
Tirana 9 | Blend Sulaj | |
Tirana 10 | Eduart Kelmendi | |
Tirana 11 | Florian Lila | |
Tirana 12 | Festim Dushku | |
Tirana 13 | Besnik Fuçia | |
Tirana 14 | Arben Shkoza | |
Tirana 15 | Saimir Lika | |
Tirana 16 | Adriatik Shehu | |
Vorë | Ardian Xhakoni | |
Kamëz | Bilbil Bajraktari | |
Paskuqan | Isa Ajazi | |
Kavajë | Genci Gylsheni | |
Rrogozhinë | Ferdinand Saraci |
QARKU | DEGA | KRYETARI |
Vlorë | Vlorë | Gjergj Nika |
Selenicë | Klevis Beko | |
Himarë | Andrea Gjoni | |
Delvinë | Hari Imeri | |
Sarandë | Vesel Koçiu | |
Diaspora | Athine | Fatmir Gjoci |
Itali | Alban Daci | |
Selanik | Astrit Mera | |
Texas | Gasper Lekegega | |
Britani | Naim Hasani |
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–