Zyrtare, Al Ittihad blen kartonin e Mitaj, shifrat e operacionit
Al Ittihad ka vendosur që të blejë kartonin e Mario Mitaj. Klubi arab ka gjetur marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës, teksa lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.
Mbrojtësi shqiptar Mitaj, i cili ishte i huazuar te Al Ittihad, u transferua përfundimisht te kjo skuadër për 4 milionë euro.
“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al Itihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh.
Lokomotiva e falenderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen”- shkruan Lokomotiva e Moskës.
21-vjeçari ka luajtur deri më tani 12 ndeshje në Arabinë Saudite.
(J.S/)