Sat, Feb 1, 2025

Intervista/ Anxhela Peristeri rrëfen historinë e dashurisë dhe pse mban partnerin sekret! Artistja: Këngëtarët shqiptarë janë të pasur, por.. Kolegët s’më mirëpritën, ja momenti më i vështirë në karrierë

  • PublishedFebruary 1, 2025

Intervista/ Anxhela Peristeri rrëfen historinë e dashurisë dhe pse mban partnerin sekret! Artistja: Këngëtarët shqiptarë janë të pasur, por.. Kolegët s’më mirëpritën, ja momenti më i vështirë në karrierë

ENIDA HIMAJ/ Na pëlqen ta identifikojmë si një ndër artistet më të dashura për publikun, ku prej shumë vitesh në skenë, emri i saj atashohet me suksesin. E kemi fjalën pikërisht për Anxhela Peristerin, që ia ka dalë të arrijë në piedestalin e artistëve shqiptarë. Si një emër që nuk pëlqen shumë të jetë prezente në intervista, Anxhela ka ndarë me ne një rrëfim për karrierën e gjatë, për dashurinë që e ruan me aq fanatizëm, por edhe për vitet e vështira në Greqi.

Prej vitesh jeni ndër artistet më të dashura për publikun, cili është sekreti?

Më bëhet shumë qejfi që karakterizohem si një nga artistet më të dashura për publikun. Mendoj që sekreti është që në radhë të parë të jesh njeri dhe të jesh me këmbë në tokë. Sigurisht që pastaj talenti dhe menaxhimi bëjnë punën e vet. Të jesh mirënjohës dhe i dashur me publikun është një domosdoshmëri dhe mendoj që publiku e kupton shumë mirë këtë.

Mjafton talenti sot për të qenë e suksesshme?

Jo sigurisht që talenti nuk mjafton sot për të qenë e suksesshme. Është patjetër faktori më i rëndësishëm talenti, megjithatë shumë shpesh anashkalohet. Janë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë. Siç e thashë edhe më lart, është menaxhimi, përzgjedhja e duhur e materialeve. Mund të jesh shumë i talentuar, por përzgjedhja e materialeve është e gabuar. Të duhet një skuadër që të kujdeset për ty dhe për çdo detaj tëndin. Dhe natyrisht që këto nuk bëhen pa një anë financiare. Është shumë e rëndësishme që të kesh një ekonomi të mirë.

Kë kujtoni si momentin më të vështirë të karrierës suaj?

Momenti më i vështirë i karrierës sime ka qenë kur u riktheva nga Greqia. Ishte vërtet e vështirë të rifilloje nga e para dhe këngëtarët e tjerë nuk më mikpritën aspak. Megjithatë koha tregoi që me punë dhe zgjuarsi arrihet gjithçka.

Po momentin më të rëndësishëm?

Momenti më i rëndësishëm i karrierës sime ka qenë sigurisht Eurovizioni. Një eksperiencë unike që sinqerisht ia uroj nga zemra çdo këngëtari shqiptar.

“Historia” është ndër produksionet më të dashura për ju, ashtu si ju vetë keni thënë, fshihet ndonjë histori pas kësaj këngë?

Po është e vërtetë. Kënga “Historia” është një nga këngët e mia më të dashura. Është ndër këngët që unë personalisht e dëgjoj shumë shpesh. Nuk ka asnjë histori pas kësaj kënge, është thjeshtë një këngë që unë dhe Kledi Bahiti zgjodhëm të bënim së bashku. Më pëlqen rryma, më pëlqen teksti më pëlqen gjithçka tek kjo këngë.

Cilat janë rreshtat e këngëve të Anxhelës që kanë qenë dedikim?

Në fakt, ka disa këngë që janë dedikim, përgjithësisht janë këngë që i kam shkruar vetë. Sigurisht që do të kishte edhe këngë të dedikuara, sepse unë si çdo vajzë tjetër kam përjetuar dashurinë. Kam përjetuar trishtimin, hidhërimin, gëzimin dhe sigurisht që disa nga këto ndjesi i kam hedhur në këngë. Nuk dua të zbuloj se cilat janë këto këngë, por, nëse i dëgjon mirë, kuptohen, pasi janë ato këngë që kanë edhe më shumë ndjenjë brenda.

Keni deklaruar se jeni në një lidhje të gjatë dashurie, si po shkon?

Po pas shumë insistimesh nga gazetarët, kam bërë publike historinë time të dashurisë, një histori e gjatë. Po shkon shumë mirë.

Është folur shumë për historinë tuaj të dashurisë, pastaj për dasmën e famshme në Las Vegas, pse mendoni se ka kaq shumë kuriozitet?

Kuriozitet mendoj që njerëzit kanë për çdo person publik. Duke qenë në qendër të vëmendjes, normalisht që njerëzit duan të mësojnë për jetën tënde private. Unë jam ndër ata persona që kam vendosur që ta mbajnë jetën private të tillë, pra private. Dhe kështu do të vazhdoj.

Fakti që nuk e keni bërë kurrë publik partnerin është zgjedhja juaj apo e tij?

Unë mendoj që gjërat e bukura dhe ndjesitë e bukura që njeriu ka brenda vetes, qoftë edhe historitë e bukura, jo në të gjitha rastet duhet ti bëjë publike, në rastin tim, kurrë mendoj. Njerëzit kanë tendencën që ti prishin gjërat e bukura, kështu që mendoj se larg syve, afër zemrës.

Si është Anxhela si partnere?

Unë si partnere jam tolerante në përgjithësi. Nuk mbahem si njeri xheloz, këtë e kam në shoqëri, por edhe në dashuri. Nuk dua ta kem tjetrin pronë dhe t’i kushtëzoj jetën tjetrit. Por mendoj se është shumë e rëndësishme edhe përzgjedhja e partnerit, sepse ka partnerë që shkojnë mirë me njëri-tjetrin, por ka edhe partner që nuk përshtaten me njëritjetrin dhe historia shkon keq, dhe arrijnë në problematika të tjera. Mendoj se përzgjedhja është shumë e rëndësishme, duke qenë se artisti ka një jetë shumë ndryshe nga të tjerët. Artisti ka një jetë më aktive, më pak të përballueshme nga mentaliteti shqiptar, kështu që përzgjedhja e partnerin për ne është shumë e rëndësishme, por edhe e vështirë. Ndaj edhe mendoj se është fat i madh kur partneri të kupton.

A janë të pasur sot artistët, të mirëpaguar?

Mendoj se artistët e suksesshëm ditët e sotme, janë të mirëpaguar, madje do të thosha edhe të pasur. Kjo sepse shifrat që po marrin këta këngëtarë, nuk janë të vogla, kështu që duhet të jemi mirënjohës për publikun që na vlerëson. Më bëhet qejfi që ditët e sotme arti po vlerësohet.

Një emër i dashur jeni edhe për shqiptarët në diasporë, sidomos në Greqi, a mban mend ndonjë incident, ndonjë ngjarje me ngjyrim racizmi në shtetin fqinj?

Sigurisht që impakti i parë me shtetin fqinj nuk ka qenë shumë i thjeshtë Fituesi i “Big Brothe Kosova”, akuza të rënda për aktoren: Është materialiste për mua. Unë jam larguar në vite që ende Greqia nuk i pranonte kaq hapur shqiptarët sa në ditët e sotme. Sepse shoh që ditët e sotme është shumë më ndryshe kjo pjesë. Qoftë edhe në buzuqet greke, apo në klabet e Greqisë, shoh që këndohen këngë shqipe. Shoh që shqiptarët kanë filluar më në fund ta pranojnë origjinën e tyre. Në kohën kur unë jetoja në Greqi, shihja shumë shqiptarë që nuk e pranonin origjinën, thoshin që janë grek. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se kanë qenë të bullizuar dhe ka qenë racizmi më i theksuar. Edhe unë kam pasur vështirësitë e fillimit, por e përgjithshmja ka shkuar mirë. Kam shumë miq grek, që më kanë vlerësuar gjithnjë për atë që jam. Dhe duhet ta them kam qenë gjithnjë shumë krenare për origjinën shqiptare.

Projektet e afertat që ka Anxhela?

Në projektet e afërme kam disa këngë që po i përgatis për publikun. Ka balada, por ka edhe këngë ritmike, që do të na zbukurojnë pranverën, por edhe verën. Dhe shpresoj që njerëzit t’i mirëpresin, ashtu si kanë bërë gjithmonë. Shpresoj që publiku të vijojë të më mbështesë dhe vlerësojë për atë çfarë jam, për artin që sjellë dhe muzikën e mirë.