Sat, Feb 1, 2025

“Alo, djali juaj ka bërë aksident, duhen para për…” – Shqiptarja mashtroi të moshuarin në Greqi duke i marrë 35 mijë euro! Ja me sa vite dënohet

  • PublishedFebruary 1, 2025

“Alo, djali juaj ka bërë aksident, duhen para për…” – Shqiptarja mashtroi të moshuarin në Greqi duke i marrë 35 mijë euro! Ja me sa vite dënohet

Një Gjykatë në Greqi ka dënuar me pesë vite burgim 31-vjeçaren shqiptare, që i mori përmes mashtrimit të moshuarit grek 35 mijë euro.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 25 janar të muajit të kaluar.

Si e mashtroi shqiptarja të moshuarin

Mesditën e 25 janarit i moshuari merr një telefonatë nga një person i panjohur (mik i shqiptares), i cili i komunikon të moshuarit banues në ishullin e Ko, se djali i tij ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se nga aksidenti ka mbetur i vrarë një shqiptar.

I panjohuri i tha të moshuarit se përgjigjegjës për aksidentin ishte djali i tij, teksa i kërkoi shumën prej 80 mijë eurosh në mënyrë që familjarët e shqiptarit mos ta denoncojnë rastin në polici, që djali i të moshuarit të mos shkojë në burg.

Ata i kërkuan paratë edhe për të bërë transportin e viktimës nga Greqia në Shqipëri.

Kaq u desh që i moshuari të besojë të panjohurin dhe t’i dërgoj si fillim 35 mijë euro, pasi nuk dispononte më shumë.

Në nxitim e sipër nuk mori në telefon të birin, por shkoi ne vendtakimin që caktuan për të dhënë paratë.

Pasi i dha paratë, i mohuari kuptoi se u mashtrua dhe denoncoi rastin në polici. Pas denoncimit 31 vjeçarja shqiptare u gjet dhe u arrestua.