Sat, Feb 1, 2025

Conceicao para Interit: Të gjejmë pikat e dobëta të tyre, nuk ka favorit në derbi

  • PublishedFebruary 1, 2025

Conceicao para Interit: Të gjejmë pikat e dobëta të tyre, nuk ka favorit në derbi

Trajneri i Milanit, Conceicao doli në konferencë para ndeshjes me Interin.

“Jam përballur disa herë me Interin në Champions League me Porton. Lojtarët e njohin njëri-tjetrin dhe luajnë bashkë prej kohësh. Duhet të gjejmë pikat e dobëta të tyre.

Unë e kam thënë që një muaj merkato në Janar është shumë, veçanërisht për anën mendore të lojtarëve. Megjithatë ne vazhdojmë të punojmë për ndeshjen dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Kam lexuar shumë gënjeshtra për atë që ndodh në dhomat e zhveshjes. Nuk është e lehtë në një periudhë si kjo, me merkaton e hapur dhe lajmet e rreme rreth ekipit.

Nuk flas për atë që ndodh brenda grupit, thjesht duhet të jemi të fokusuar për të luajtur një lojë të mirë dhe për të marrë fitoren. Është një periudhë delikate, në të cilën flitet shumë për merkaton dhe gjëra të tjera.

Nuk mund të flas për Gimenez, sepse nuk është ende zyrtare. Flitet për disa lojtarë të larguar. Unë e kuptoj se në media është e rëndësishme të flitet për merkaton, por ne jemi të fokusuar te Interi.

Te Milani ka ende shumë për të përmirësuar. Çdo trajner kërkon perfeksionin për ekipin e tij. Në një ndeshje Milan-Inter nuk ka favorit. Të tilla sfida marrin jetë kur arbitri jep startin. Nëse merkato do të ishte e mbyllur, do të ishte më mirë, por nuk është e mundur prandaj duhet të jemi të fokusuar te puna jonë”,- tha ai.


AlbaniaWeb.net