Sat, Feb 1, 2025

FOTO+VIDEO/ Sylvinho në “Elbasan Arena”, ndjek nga afër ndeshjen e Superiores

  • PublishedFebruary 1, 2025

FOTO+VIDEO/ Sylvinho në “Elbasan Arena”, ndjek nga afër ndeshjen e Superiores

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ndoqi nga afër ndeshjen mes Dinamos dhe Skënderbeut. Siç shihet në foto dhe video, numri një i pankinës kuqezi duket në shkallët e “Elbasan Arena”, teksa shikon më vëmendje sfidën e javës së 23-të të kampionatit.

Në këtë periudhë para fazës kualifikuese të Botërorit, nuk përjashtohet mundësia që Sylvinho të ndjekë talente vendas, të cilët mund të jenë një opsion i mirë për t’u grumbulluar nga përfaësuesja kuqezi. Edhe në takime të tjera të elitës së futbollit shqiptar gjatë këtij sezoni, ai nuk ka hezituar të shikojë nga pranë ndeshje të ndryshme.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

(J.S/)


AlbaniaWeb.net