Mon, Nov 25, 2024

“Pakti i 2008 Rama –Berisha, varri i demokracisë”, Basha: Hapin pas nga PD, e konceptova si momentum për të lënë kokat e nxehta të ftohen

  • PublishedJune 12, 2023

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim me gratë e vajzat në kryeqytet.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se largimi i tij nga PD u bë me qëllim që të linte “ kokat e nxehta të ftoheshin”.

Ai ka shtuar se me dorëheqjen e tij mori përsipër baltën, i vetëdijshëm se beteja nuk duhej të bëhet për interesat personale të gjithsecilit, por nisur nga interesat më të larta të partisë.

Basha u shpreh gjithashtu se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-es është varri i demokracisë në Shqipëri, dhe se sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet sa i përket zgjedhjeve.

“Së pari, në momentin që unë provova të lancoj këtë proces të ndryshimeve të sistemit politik, u ndesha me një mur të lartë. Së më të forta ishin ndryshimet që kërkoja, aq më shumë ngrihej muri, brenda sistemit politik të çimentuar Brenda sistemit politik 30-vjeçar.
Një vit e gjysmë kam lënë mënjane interesin personal, kam sakrifikuar çdo gjë. Edhe hapin pas e konceptova si momentum për të lënë kokat e nxehta të ftohen, që të mos shkojë PD atje ku do kundërshtari. Mora përsipër baltën i vetëdijshëm që beteja nuk bëhej për interesa personale, por për PD. Sepse ata kanë frikë ndaj të resë, përmirësimit.
Kjo është pika që bashkon ajo që përjetojmë ne sot dhe tash dy vjet, në skenën politike, dhe ajo që ju përjetoni ditë për ditë në jetën tuaj.
Të qëndrojmë duarkryq?!
Shpresa se do të ndodhë diçka teksa presim duarkryq, kjo nuk është strategji. Edhe pas një viti e gjysmë, nuk pati reflektim. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq, askush.
Gjëja e parë që ndjej është të rikthehem, jo një platformë, më shumë se aq. Janë disa propozime për ndryshime Kushtetute dhe Kodi Zgjedhor. Por është diçka më shumë. Është një përpjekje për të sjellë kulturë të re politike; ku jo çdokush pse mendon ndryshe duhet trajtuar ndryshe.
E vetmja mënyre për t’i shërbyer njerëzve është për tu rikthyer tek ato norma qe kemi lindur si parti. Duhet te korrigjojmë gabimet e te shkuara dhe te sotmes. Shtylla jone janë integriteti i politikaneve.
Kuvendi i 18 proklamuam dy të vërteta.
Çfarë është e mirë për PD është e mirë edhe për Shqipërinë.
Si do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria.
Çfarë modeli duhet t’i ofrojmë shqiptareve, cili është bilanci?
Mund të bërtasim për revolucion. Dhe të justifikojmë pse na dështoi revolucioni.
Fakti është që me çdo revolucion të nisur dhe dështuar, besueshmëria jonë bie.
Duhet të jetojmë me pritshmëritë e njerëzve.
E vërteta është se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-es është varri i demokracisë. Sistemi maxhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet. Ndonëse ligji për “Dekriminalizminin” u miratua, e keqja beri bypass, shkon djali I babait, apo investimi i rrjeteve të kriminalizuara.
Kufizojmë mandatin e Presidentit, me shumë pak kompetenca të vërteta. Në vend që të kthejmë kompetencat e 2008-ës. Njeriu që ka shumë pushtete shmang rrotacionin politik.
Listat e hapura, vikingu i politikaneve dhe kufizimi i mandateve; tre propozime baze.
80-90%, te pyetur para dy vitesh, ishin pro këtyre propozimeve. Të themi të vërtetat qe i di çdokush, problemet qe i njeh çdonjëri dhe zgjidhjet që ne i besojmë se janë rruga për të shkuar përpara.
Meqë jemi takim me gratë, mund të themi që e ardhmja lind nëpërmjet sakrificës. Përtej tundimit për t’u bërë pjesë e koreve që shajnë me zë të lartë, që i bien defëve e dajreve për veshët e një populli që nuk do t’i show e t’i dëgjojë, detyra jonë është të flasim me një zë të shtruar por mjaftueshëm të lartë por pa i gërricur veshët qytetarëve, e të themi problemet që i di çdo njeri e zgjedhjet që mendojmë se janë rruga për të shkuar përpara”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.