FOTO/ Partia Socialiste feston sot 32-vjetorin, mungon Fatos Nano, Ruçi në krah të Ramës. Ministra, deputetë e kryebashkiakë të pranishëm
32-vjetori i PS-së ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve figura të njohura të PS-së, duke nisur nga ministrat, te deputetët dhe kryebashkiakët fitues në zgjedhjet e 14 majit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pothuajse i fundit në sallë, teksa është ulur mes ish-kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri.
Në të njëjtin rresht dhe Taulant Balla, Erion Veliaj, Pandeli Majko, Niko Peleshi, Namik Dokle, Ethem Ruka etj. Ajo që bie në sy është mungesa e ish-liderit të PS-së Fatos Nano.
Kujtojmë se në 30-vjetorin e PS-së, Nano iu drejtua me një mesazh për të gjithë socialistët.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–