Mon, Feb 3, 2025

Nën masën “detyrim paraqitje”, Berisha dhe Kryemadhi nuk do shfaqen në SPAK! Ja arsyet e dy opozitarëve

  • PublishedFebruary 3, 2025

Nën masën “detyrim paraqitje”, Berisha dhe Kryemadhi nuk do shfaqen në SPAK! Ja arsyet e dy opozitarëve

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, duhej të paraqiteshin në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, por dy opozitarët nuk do të shkojë në SPAK.

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka marrë leje disa ditë më parë nga SPAK për të mos u paraqitur sot në kuadër të masës së sigurisë, për shkak se ndodhet në Gjermani për një aktivitet politik.

Nga ana tjetër, edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk ndodhet në Shqipëri pasi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe ajo si Berisha ka marrë leje për udhëtimin e saj.

Monika Kryemadhi do të paraqitet me datë 17 shkurt në SPAK në kuadër të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.