Mon, Feb 3, 2025

Legjionarët kuqezi, Gjimshiti rikthehet te goli, Kumbulla frenon Real Madrid (VIDEO)

  • PublishedFebruary 3, 2025

Legjionarët kuqezi, Gjimshiti rikthehet te goli, Kumbulla frenon Real Madrid (VIDEO)

Kjo ishte një fundjave pozitive për legjionarët kuqezi të shpërndarë kudo në botë. Pjesa tyre më e madhe zbritën si titullarë me ekipet respektive, por pa diskutim ai që la shenjë ishte Berat Gjimshiti.

Afro 2 vite gjysmë për të provuar sërish shijen e golit në Serie A. Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, festoi këtë fundjave, me qendërmbrojtësin që realizoi një gol me kokë. Për fat të keq, goli i Gjimshitit nuk i mjaftoi Atalanta-s për ta dalë me pikë të plota nga takimi kundër Torinos, i përfunduar në barazim 1-1.

Në fund të ndeshjes, Gjimshiti rezultoi lojtari më i vlerësuar në radhët e Atalantës: “Jo vetëm bëri detyrën e tij në mbrojtje, por ndihmoi ekipin e tij edhe në zonën kundërshtare duke realizuar një gol me kokë nga goditja e këndit”, nota 7 për Gjimshitin, shkruajnë mediat italiane.

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

Një paraqitje fantastike dhuroi edhe Marash Kumbulla, me qendërmbrojtësin kuqezi që ndali Real Madrid. Espanyol triumfoi me rezultatin minimal 1-0, me Kumbullën që ishte protagonist absolut teksa i bëri ballë ofensivës se Realit. Në përfundim të ndeshjes, Kumbulla u vlerësua me notën 7.

()


AlbaniaWeb.net