Portieri shqiptar nënshkruan me Dortmund, kontratë deri në 2029
Dortmund ka arritur marrëveshje me portierin shqiptar Diant Ramaj. Ramaj do të jetë pjesë e verdhezinjtë, deri në vitin 2029.
Sipas akordit, ai do të kontribuojë për Copenhagen deri në fund të sezonit dhe do të kthehet më pas në “Signal Iduna Park” për të luftuar për një vend titullari.
“Diant është një portier i ri gjerman që ka ende shumë potencial zhvillimi.
Praktika në ndeshje është gjëja më e rëndësishme për të tani – dhe ai do ta marrë minutat në Copenhagen. I urojmë suksese maksimale në gjysmën e dytë të sezonit në Danimarkë dhe në Ligën e Konferencave”, tha drejtori sportiv, Sebastian Kehl.
Diant Ramaj është aktivizuar më herët te Frankfurt dhe Ajax.
Welcome, Ramaj! 🙌
Borussia Dortmund have signed 23-year-old goalkeeper Diant Ramaj from Ajax on a four-and-a-half-year deal.
He will immediately go on loan to Danish league leaders FC Copenhagen until the end of the season. pic.twitter.com/RPxTKRIzzp
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 3, 2025
(J.S/)