Tue, Feb 4, 2025

Merkato/ PSG jep dakordësinë, Asensio kalon në Premier League

  • PublishedFebruary 3, 2025

Merkato/ PSG jep dakordësinë, Asensio kalon në Premier League

Asensio është huazuar te Aston Villa. PSG ka arritur akordin me klubin nga Birmingham, teksa sulmuesi do të luajë në Premier League deri në fund të sezonit.

Ka qenë vetë spanjolli që ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në Angli, pasi te kampionët e Francës rivaliteti është shumë i madh.

Asensio ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 2 gola. Më herët, ai ka mbajtur veshur fanellat e Espanyol dhe Real Madrid.


AlbaniaWeb.net