FOTO/ Arratisja e të dënuarit nga burgu i Shënkollit, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Ishte nën mjekim, shfrytëzoi hapësirat e posaçme për t’u larguar
Institucioni sqaron se Daut Laze, i cili është i dënuar për dhunë në familje, ai u arrestua me datë 16 nëntor. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj të dënuarit masën “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Daut Laze, pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky i fundit ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për tu larguar nga rrethimi i institucionit.
“Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit”, njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.