Tue, Feb 4, 2025

Ambasadori i Britanisë takim me Altin Dumanin, Abbot: Rikonfirmoj mbështetjen ndaj SPAK, një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri! Mirëpresim përpjekjet për hetimin e krimeve zgjedhore

  • PublishedFebruary 4, 2025

Ambasadori i Britanisë takim me Altin Dumanin, Abbot: Rikonfirmoj mbështetjen ndaj SPAK, një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri! Mirëpresim përpjekjet për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbot, ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin, Altin Dumanin.

Abbot, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Prokurorisë së Posaçme, të cilën e cilësoi dhe si një nga institucionet më të rëndësishme në Shqpëri.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ambasada në Tiranë përmes një njoftimi zyrtar, e cila shkruan se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”.

Sakaq, Abbot i ka konfirmuar Dumanit se SPAK mbështetet nga Britania për përpjekjet e saj lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore në vend.

NJOFTIM

I nderuari, ambasador në Shqipëri, Nicholas Abbot, ka takuar Altin Dumanin, kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK), dhe ka riforcuar angazhimin e Britanisë së Madhe për suportin ndaj SPAK.

Në prag të zgjedhjeve, ne mirëpresim përpjekjet e SPAK për të suportuar demokracinë shqiptare përmes investigimeve të krimeve elektorale. Në 5 vite operim, SPAK është kthyer në një nga institucionet më të besuara të Shqipërisë, si dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.

Britania e Madhe mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025

 

472583325_17875211907258228_6726465452233553700_n