Sun, Nov 24, 2024

Situata në veri të Kosovës/ “Nuk i takon Ramës të kritikojë Kurtin”, deputeti i PD: Vendimmarrja e Prishtinës është e drejtë, por…

  • PublishedJune 12, 2023

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet në lidhje me veriun e Kosovës, si edhe propozimin e kryeministrit Rama për zgjidhjen e situatës.

Xhaferri u shpreh se vendimmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për situatën është e drejtë, por në pikëpamjen strategjike kryetarët e 4 komunave në veri nuk janë prioritet i çështjes shqiptare.

Sa i përket propozimit të Ramës, ai deklaroi se nuk i takon kryeministrit shqiptar të kritikojë Kurtin dhe se kreu i qeverisë shqiptare me këtë veprim kërkon të shfaqet protagonist në çështje.

“Vendimmarrja e Kurtit nga pikëpamja juridike dhe teknike ka të drejtë, por nëse e shohim nga pikëpamja gjeostrategjike nuk është prioritet i çështjes shqiptare emri i kryetarëve të 4 komunave atje. Nuk duhet të jemi emocionalë me veprimet e Ramës. Kemi planin franko-gjerman. Çfarë është ky protagonizëm që e karakterizon Ramën? Shqipëria nuk ka marrë gjë përsipër për të shkruar draftin. Ky po shkruan për Kosovën dhe Serbinë. Për sirianët e muxhahedinët le të vendosë vetë, por jo për këtë. Nuk i takon kryeministrit shqiptar të kritikojë Kurtin. Ajo që i ka munguar politikës shqiptare është se ka munguar ndarja e çështjeve të brendshme politike me çështjen shqiptare”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.