Tue, Feb 4, 2025

Vota e emigrantëve, Ilirjan Celibashi thirrje partive politike: Janë në të drejtë të asistojnë mbështetësit e tyre për regjistrimin në platformë, por nuk duhet ta bëjnë ata procesin!

  • PublishedFebruary 4, 2025

Vota e emigrantëve, Ilirjan Celibashi thirrje partive politike: Janë në të drejtë të asistojnë mbështetësit e tyre për regjistrimin në platformë, por nuk duhet ta bëjnë ata procesin!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur lidhur me votën e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, teksa u shpreh se është i surprizuar për numrin e lartë e të regjistruarve deri më tani në platformën PER.

Celibashi, lidhur me regjistrimin e emigrantëve, u bëri thirrje të gjitha partive politike pa përjashtim, që u lejohet të ndihmojnë votuesit dhe mbështetësit e tyre se si të regjistrohen në platformë, por kurrsesi nuk munden që procesin e regjistrimit t’ua bëjnë ata (partitë politike).

“Nga ana tjetër, partitë politike, kanë përgjegjësi ligjore për të dhënat personale që mund të përfitojnë përgjatë këtij procesi, qoftë e në mënyrë aksidentale.”, sqaron Celibashi.

Ilirjan Celibashi:

Të nxisim votuesit nga jashtë për tu regjistruar e për të qenë pjesëmarrës. Personalisht jam i surprizuar nga numri i lartë i të regjistruarve.

Procesi nga ana jonë do të jetë transparente.

Kam vetëm një thirrje për të gjitha partitë politike, pa përjashtim. Janë në të drejtën e tyre që të nxisin dhe të asistojnë votuesit e mbështetësit e tyre për t’u regjistruar, por nuk mund ta bëjnë ata këtë proces.

Procesi i paraqitjes së kërkesës në platformë është proces që duhet të realizohet individualisht nga votuesi. E kemi komunikuar këtë edhe drejtpërdrejt me përfaqësues të ndryshëm të partive politike, këtë si shqetësim, po e bëj e këtë komunikim publik.

Nuk ka asgjë të keqe që ata i nxisin e i ftojnë edhe në takime për t’i sqaruar si bëhet procesi, por kurrsesi nuk duhet që t’ua bëjnë ata këtë proces e regjistrimit. Kërkesë në PER duhet të bëhet individualisht.

Nga ana tjetër, partitë politike, kanë përgjegjësi ligjore për të dhënat personale që mund të përfitojnë përgjatë këtij procesi, qoftë e në mënyrë aksidentale.