Tue, Feb 4, 2025

Roma tenton Ancelotti-n, Friedkin “hap thesin”, vjen përgjigjja e teknikut italian

  • PublishedFebruary 4, 2025

Roma tenton Ancelotti-n, Friedkin “hap thesin”, vjen përgjigjja e teknikut italian

Me Claudio Ranierin në stol Roma është stabilizuar, por drejtuesit e klubit kryeqytet po planifikojnë një të ardhme në nivel të lartë. Sipas AS, presidenti Friedkin ka përzgjedhur Carlo Ancelottin si njeriun ideal për të projektuar të ardhmen, duke nisur nga sezoni i ri.

Ancelotti pritet të ketë në dispozicion një buxhet të rëndësishëm për të investuar në merkato, por vetë italiani i pyetur mbi këtë opsion nuk ka preferuar të komentojë, ose më saktë ritheksoi edhe një herë se ideja e tij është të qëndrojë sa më gjatë në krye të Real Madrid:

“Flitet shumë për një kalim tim te Roma, por unë në Madrid ndihem shumë mirë, jam i lumtur dhe dëshirojë të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur. Ranieri është një mik i imi, ai po bën mirë, jam shumë i lumtur për të. Me Romën kam një raport të mirë, kujtime të bukura, por nga e thëna në të bërë ka shumë rrugë për të bërë. Në këto momente nuk po mendoj për të ardhmen. Kam ende 2 vite kontratë, gjërat mund të zgjidhen ose të rinovohen”, u shpreh Ancelotti.

()

 


AlbaniaWeb.net