Tue, Feb 4, 2025

Ngjiten në mal, flenë në makina! Banorët në panik nga tërmeti 5 Rihter! Autoritetet në gatishmëri për aktivitetin e lartë sizmik në Santorini

  • PublishedFebruary 4, 2025

Ngjiten në mal, flenë në makina! Banorët në panik nga tërmeti 5 Rihter! Autoritetet në gatishmëri për aktivitetin e lartë sizmik në Santorini

Tërmetet që kanë tronditur ishullin e Santorinit dhe ishujt përreth gjatë javës së fundit kanë shkaktuar panik te banorët, ndërsa vendi ndodhet në gatishmëri në rast të një tërmeti të fuqishëm.

Mediat ne Greqi bëjnë me dije se banorët e ishullit Amorgos pas tërmetit me magnitudë 5 Rihter që u regjistrua sot, u larguan nga banesat e tyre dhe u ngjitën në mal me makina, pasi atje ndihen më të sigurt.

santorini 2

santorini 1

Pasditen e së martës ka ndodhur tërmeti më i fortë që prej ditës së shtunë, me magnitudë 5 Rihter, me epiqendër në jug-jugperëndim të Arkesinit dhe thellësi 13.2 kilometra.

santorini 6

Lëkundjet sizmike ishin veçanërisht të forta, duke bërë që banorët e Amorgos të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe, duke marrë makinat e tyre, të lëviznin drejt maleve dhe pjesëve më malore të ishullit, sipas cycladeslive.gr.

Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik.

santorini 5

Rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga ishulli me traget që nga e diela, sipas mediave lokale.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit.

Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.

Screenshot_2

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë.