Vendos një gol, Atalanta eleminohet nga Kupa e Italisë, fiton Bologna
Atalanta është eleminuar nga Kupa e Italisë në fazën çerekfinale, pas humbjes 0-1 ndaj Bolognas. Vendimtar në këtë takim rezultoi goli i Castros, i realizuar në minutën e 80-të.
Në këtë sfidë, Gjimshiti luajti si titullar, duke zhvilluar 90 minuta të plota.
Bologna vijon rrugëtimin në Kupë dhe pret fituesin e çiftit Juventus-Empoli.
Në program janë ndeshjet Milan-Roma dhe Lazio-Inter.