Wed, Feb 5, 2025

Hapet Zarfi i Zi! Gerta skualifikohet nga loja

  • PublishedFebruary 4, 2025

Hapet Zarfi i Zi! Gerta skualifikohet nga loja

Gerta është skualifikuar nga loja e “Big Brother Vip” pas incidentit të ndodhur me Gjestin.

Veprimi i saj është cilësuar si i pajustifikueshëm, duke bërë që ajo të skualifikohet.

“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm për këtë arsye ‘Big Brother’ ka vendosur që Gerta të skualifikohet nga loja” – ishte komunikimi që lexoi Ledion Liço.

Megjithatë, produksioni mori vendimin e rëndësishëm për banoren, duke i dhënë dhe një mundësi të dytë rikthimi në shtëpi. Pasi të gjithë banorët pranuan kthimin e saj, vendimi përfundimtar i takon publikut.