Sun, Apr 20, 2025

GJKKO hedh shortin ndaj çështjes së Ilir Beqajt, ja kush do të jetë gjyqtari kryesues për ish-ministrin e Shëndetësisë

  • PublishedFebruary 5, 2025

GJKKO hedh shortin ndaj çështjes së Ilir Beqajt, ja kush do të jetë gjyqtari kryesues për ish-ministrin e Shëndetësisë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin lidhur me çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”.

Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit.

Në ditët në vijim do të caktohet dhe data e seancës së parë gjyqësore.

Sakaq, në këtë gjykim Beqaj do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.