Egjipti kundërshton planin e SHBA për ndërtimin e “Rivierës së Lindjes së Mesme” në Gaza: Zhvendosja e palestinezëve rrezik për të gjithë rajonin
Egjipti refuzon planin e Trump për zhvendosjen e paelstinezëve nga Gaza.
BBC raporton se Egjipoti nuk do të marrë pjesë në asnjë propozim që përfshin zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, sipas njoftimi të bërë sot nga Ministria e Jashtme në Egjipt.
Njoftimi i ministrisë vjen pas planit të presidentit amerikan, Donald Trump, që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe thirrjes së që Egjipti të pranojë zhvendosjen e palestinezëve.
Egjipti refuzon dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë propozim që përfshin zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza , njoftoi sot Ministria e tij e Jashtme, pas planit të presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe thirrjes së tij që Egjipti të pranojë zhvendosjen e palestinezëve .
Në një deklaratë të lëshuar pak më herët thuhet:
“Egjipti paralajmëron për pasojat katastrofike që mund të vijnë nga kjo sjellje e papërgjegjshme, e cila minon negociatat në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit. Kjo sjellje provokon rikthimin e armiqësive dhe paraqet rreziqe për të gjithë rajonin dhe themelet e paqes.”
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, urdhëroi ushtrinë të mërkurën të përgatisë një plan që do t’i lejojë banorët të largohen vullnetarisht nga Rripi i Gazës, raportojnë mediat izraelite.
Në janar, Egjipti, së bashku me Katarin dhe SHBA-në, ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, duke i dhënë fund një lufte 15-mujore që ka tronditur Lindjen e Mesme. Bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes do të fillonin këtë javë.