Fri, Feb 7, 2025

FOTO/ Tjetër “manita”, Barça turpëroi Valencian, Flick: Treguam uri (VIDEO)

  • PublishedFebruary 7, 2025

FOTO/ Tjetër “manita”, Barça turpëroi Valencian, Flick: Treguam uri (VIDEO)

12 gola të shënuar në vetëm pak ditë. Pas “tërmetit 7 ballë” që i shkaktoi në La Liga, Barcelona turpëron sërish Valencia-n, këtë herë në Kupën e Mbretit, me ekipin e Hansi Flick që triumfoi me rezultatin e thellë 5-0. Fal këtij suksesi, Barça “fluturon” në fazën gjysmëfinale të këtij turneu. Ferran Torres ishte lojtari i ndeshjes, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “tripletë” golash.

Tre minuta lojë i mjaftuan për të shënuar golin e parë, ndërsa në minutën e 17-të dyfishoi shifrat, me VAR që la në fuqi golin. Në minutën e 23-të ishte radha e Fermin Lopez, me mesfushorin që u vertikalizua në mënyrë perfekte, kaloi edhe portierin duke realizuar golin e tretë. Barcelona nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 30-të, Ferran Torres me një goditje të saktë në limitet e zonës kompletoi “tripletën” e tij personale dhe “pokerin” blaugrana.

Valencia filloi të shihte makthe, por Barça u mjaftua vetëm me një gol në fraksionin e dytë, me Yamal që kompletoi “manitën” e golave. Nuk e fshehu kënaqësinë për një sukses të tillë Hansi Flick:

“Jam shumë i lumtur për ekipin. Krijuam shumë raste, ky është stili që dëshirojmë të luajmë, me uri për të realizuar golin e radhës. Është shumë e rëndësishme që çdo lojtarë të shfaq më të mirën e tij, e përsëris, luajmë shumë mirë ndaj Valencias”, u shpreh Flick.

Sport
Sport

“Një tjetër manita”, ishte titulli i përzgjedhur nga Sport në faqen e parë.


AlbaniaWeb.net