Fri, Feb 7, 2025

Kthimi në Itali 43 emigrantëve të strehuar në kampin e Gjadrit, azilkërkuesit bëjnë ankesat e para në Apel

  • PublishedFebruary 7, 2025

Kthimi në Itali 43 emigrantëve të strehuar në kampin e Gjadrit, azilkërkuesit bëjnë ankesat e para në Apel

Kthimi në Itali i 43 emigrantëve të cilët ishin strehuar në kampin e Gjadrit në vendin tonë, kanë bërë që rreth gjysma e këtij grupi të ngrejnë një apel kundër refuzimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare, siç raporton agjencia ANSA.

Me datë 1 shkurt, grupi i tretë i azilantëve, dhe grupi më i madh i pritur në Shqipëri, u kthye në Itali me vendim të Gjykatës së Apelit të Romës.

Gjyqtarët pezulluan paraburgimin e 43 shtetasve bangladeshas dhe egjiptianë të dërguar në Gjadër, duke shtyrë vendimin e radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vende të sigurta.

Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të kthehen në Itali dhe do të lirohen.

Në qendrën e Gjadrit, nga 49 emigrantët që mbërritën të martën, 43 qëndruan aty, pasi gjashtë prej tyre u transferuan sërish në Itali për shkak se ishin të mitur ose vulnerabël dhe për rrjedhojë nuk kishin të drejtë për procedurën e përshpejtuar të azilkërkimit.