Dominim i kuq, Liverpool “likuidon” Newcastle, “fluturon” në finalen e Carabao Cup (VIDEO)
Liverpool-Newscastle, kjo do të jetë finalja e Carabao Cup. Të kuqtë e Slot vijojnë sezonin perfekt, janë në garë për çdo trofe, pasi tekniku holandez ka krijuar një “armatë” të vërtetë. Liverpool “çmontoi” Tottenham duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0, në një kohë kur ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të “gjelave”.
“The Reds” e nisën ndeshjen me marshin e 5-të, por fillimisht iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Në minutën e 34-të ishte Gakpo që me një goditje të shpejtë brenda në zonë zhbllokoi ndeshjen.
Me fillimin e pjesës së dytë, Nunez fitoi një 11-metërsh, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Salah u tregua perfekt duke dërguar topin në trekëndësh. Liverpool nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 75-të gjetën edhe golin e tretë. Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi van Dijk, me holandezin që fitoi duelin ajror në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Festa ishte e gjitha për tifozët e kuq, ndërsa Tottenham e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer këtë sezon, ku pas mediave angleze, Postecoglou është në “fije të perit”.
()