NBA/ “Mbreti” James hyn në histori, Lakers nuk ndalet, Curry s’mjafton për Golden State
Një super Le Bron James i dhuron fitoren ekipit të Lakers, ndaj Golden State Warriors, në sfidën më të shumë pritur të të enjtes në mbrëmje. Në pritje të debutimit tek kalifornianët të “yllit” slloven Luka Donçiç, skena ishte e gjitha për “mbretin” James që realizonm 42 pikë, duke hyrë në histori, pasi ai dhe Michal Jordan janë të vetmit basketbollistë tashmë që kanë shënuar mbi 40 pikë gjatë një ndeshje, kur kanë mbushur 40 vjeç.
Le Bron ishte i papërmbajtshëm, teksa arriti të bënte diferencën edhe falë 17 rebaundeve dhe 8 asist të dhëna. Ndërkohë 37 pikët e realziuara nga Steph Curry nuk mjaftuan për Golden State që dolën të mundur nga kjo përballje.
Kampionë e Boston ndërkohë zhgënjyen në fushën e tyre, ku u mundën 127-120 nga Dallas. Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 57 pikë, ndërkohë që Klay Thompson me 25 pikë ishte lider për miqtë.
Ekipi i Minnesota, falë 41 pikëve të Anthony Edwards mundi 127-114 Houston, ndërsa Clippers triumfuan 119-112 ndaj Indiana, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit kalifornian (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë).