Humbja ndaj Fiores komplikon rrugëtimin e Inter drejt titullit, një “malore” e vështirë për t’u ngjitur, para sfidës direkte ndaj Napolit
Humbja e Interit të enjten ndaj Fiorentinës, në sfidën e prapambetur të Serie A, tashmë ndryshon dinamikat në rrugën e dy skuadrave kandidate për scudetton e këtij sezoni.Inter humbi shansin për t’iu bashkëngjitur Napolit në kreun e Serisë A, ndaj tashmë skuadra e Inzaghit do duhet të përballojë një “malore” të vërtetë deri në përballjen direkte, më 2 Mars ndaj Napolit në “Maradona”.
Zikaltrit do të vihen sërish përballë Fiorentinës, këtë herë në San Siro, ndërkohë 1 javë më pas do të udhëtojnë drejt Torinos për t’u përballur me Juventusin. Genoa dhe Lazio për çerekfinalen e kupës do të jenë dy ndalesat e radhës për kampionë në fuqi deri përpara sfidës që mund të përcaktojë shumë për fatin e sezonit. Një kalendar aspak i lehtë për Inter, me rivalët e Napolit që shpresojnë përse jo të thellojnë akoma më shumë diferencën.