Fri, Feb 7, 2025

“U janë fikur motorat!”- Berisha: Çereku i qytetarëve nuk kanë marrë zgjidhje 5 vite pas termetit!

  • PublishedFebruary 7, 2025

“U janë fikur motorat!”- Berisha: Çereku i qytetarëve nuk kanë marrë zgjidhje 5 vite pas termetit!

I pyetur se kur do të mbahen primaret, Berisha u shpreh se procesi nuk është në dorën e tij, pasi është statuti ai që e përcakton.

Berisha theksoi se ka një vëmendje të shtuar nga diaspora ndaj Partisë Demokratike, pasi shton se PS-së i janë “fikur motorat”.

“Këtyre u janë fikur motorat. Nuk i presin më , 1 me 4 krahasim me ne. S’po i pret Durrësi më: “nuk mund të dalim më para qytetarëve”.”, tha Berisha.

Sakaq, kryedemokrati përmendi se të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntor ende nuk kanë arritur të marrin banesën që u takon pas gjithë këtyre viteve, si dhe deklaroi që as qiraja e ndihmës nuk u paguhet më.

“Po si mund t’ju pranojnë qytetarët kur këta kanë vjedhur në mënyrë të papërmbajtur? Si mund t’i pranojnë qytetarët kur pas 5 vitesh nga tërmeti as çereku i qytetarëve nuk kanë marrë zgjidhje? U kanë hequr edhe qiranë, që ua paguanin.

Po marr vetëm këtë aspekt unë. Nuk duan ta shohin me sy qytetarët. Të votuan në 2021 por s’të votojnë më.”, tha Berisha.

 

Pyetje: A ka një datë se kur do të mbahen primaret? A ka një vendim për shkak të kufizimit të kohës sepse në mars duhet të jetë gati lista e zgjedhjeve?

Berisha: Në shqetësimin e shprehur, drejtues të PD, kanë me të vërtetë…koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton sepse ai është vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit. Kryetari s’ ka të bëjë fare me ‘të. Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin.

Pse erdhi kjo? Erdhi kjo nga vota e diasporës, sepse sot kemi një përqendrim të madh aty. si të thuash, ka një… ju e patë besoj. Këtyre u janë fikur motorat. Nuk i presin më , 1 me 4 krahasim me ne. S’po i pret Durrësi më: “nuk mund të dalim më para qytetarëve”.

Po si mund t’ju pranojnë qytetarët kur këta kanë vjedhur në mënyrë të papërmbajtur? Si mund t’i pranojnë qytetarët kur pas 5 vitesh nga tërmeti as çereku i qytetarëve nuk kanë marrë zgjidhje? U kanë hequr edhe qiranë, që ua paguanin.

Po marr vetëm këtë aspekt unë. Nuk duan ta shohin me sy qytetarët. Të votuan në 2021 por s’të votojnë më.

Në diasporë, nuk shkelin dot më. Dërgo nga Tirana por në fund të fundit…