Sat, Feb 8, 2025

“Ndërkombëtarët kanë pranuar që Kurti ka të drejtë!”- Zgjedhjet në Kosovë, Spahiu: Zyrtarët e kanë kritikuar por… Mundësia për ndryshim të kufjeve me Serbinë ka rënë

  • PublishedFebruary 7, 2025

“Ndërkombëtarët kanë pranuar që Kurti ka të drejtë!”- Zgjedhjet në Kosovë, Spahiu: Zyrtarët e kanë kritikuar por… Mundësia për ndryshim të kufjeve me Serbinë ka rënë

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, nga Mitrovica ka folur mbi situatën e zgjedhjeve në Kosovë dhe kritikat e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë

Në një lidhje ‘live’ për emisionin “Log” në Neës24, Spahiu tha se Albin Kurti është kritikuar nga zyrtarët amerikanë dhe ndërkombëtarë të tjerë, por në fund e kanë pranuar që kryeministri ka pasur të drejtë

“Zyrtarë amerikanë e kanë kritikuar, por më pas e kanë  pranuar se çfarë ka thënë Kurti dhe se ai kishte të drejtë, si Banjska apo çështja e komunave”, tha ai.

Ndër të tjera ai u ndal dhe tek tensionet me Serbinë, për të cilat tha se Serbia e ka të pamundur të pushtojë Kosovës.

Po ashtu, ai theksoi se tashmë që veriu i vendit është në kontrollin e Kosovës, nuk ka për të ndodhur ndryshim i kufijve me Serbinë.

Nexhmedin Spahiu: Zyrtarë amerikanë e kanë kritikuar, por më pas e kanë  pranuar se çfarë ka thënë Kurti dhe se ai kishte të drejtë, si Banjska, apo çështja e komunave.

Ai që ka folur me fjalët më të vrazhda ndaj Trump, ka qenë Rama dhe ai nuk pësoi gjë nga ato që tha për Trump, kështu që dua të them se nuk do luaj rol në për atë që do votohet.

Derisa veriu i Kosovës është në kontroll nga Serbia, atëherë mund të kishim ndryshim të kufijve, pro tani që është nën kontrollin Kosovës, nuk ka për të ndodhur. Ajo që ndodhi në Ibër Lepencë, tregoi që pa veriun Kosova nuk mund të mbijetojë, se do mbeste pa ujë dhe pa rrymë.

Nga pikëpamja ushtarake, për të pushtuar Veriun Serbia e ka të pamundur. Mundësia për ndarjen e Kosovës dhe ndryshim të kufjeve ka rënë. Ajo që diskutohet nëse Kosova do mbijetojë apo jo, dhe kjo varet nga qytetarët, nga budallallëku i tyre ose nga zgjuarsia.

Ata janë garancia që vendi të mbijetojë. Duke e studiuar historikisht, Kosova po kalon të njëjtat sfida si Shqipëria, nga 1990, kemi të njëjtat ngjarja. Marrja nën kontroll e veriut ishte lufta e Vlorën në 1920.