Sat, Feb 8, 2025

1 gol dhe një assist, “shpërthen” Arbër Hoxha, “SofaScore” vlerëson me notën 8.1 (VIDEO)

  • PublishedFebruary 8, 2025

1 gol dhe një assist, “shpërthen” Arbër Hoxha, “SofaScore” vlerëson me notën 8.1 (VIDEO)

6 muaj pritje për t’u rikthyer sërish te goli në një ndeshje zyrtare. Arbër Hoxha jo vetëm që gjeti rrugën e rrjetës, por dhuroi edhe një assist duke u shndërruar në protagonist absolut për ekipin e tij Dinamo Zagreb në suksesin 3-0 përballë Sibenik. Me Cannavaro-n në stol, Hoxha është rikthyer sërish në nivele të mira, por historia është e njëjtë edhe me tekniku “azzurr”, as Cannavaro nuk e preferon si titullar, të paktën jo për momentin. Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë minutën e 59-të, por i mjaftoi një 4-minutësh i “çmendur” për të “çmontuar” i vetëm Sibenik.

Në të 72-të, me një goditje shumë të bukur, Hoxha gjeti dhe një devijim të lehtë, duke bërë që topi të përfundonte në rrjetë. Anësori e anuloi për pozicion jashtë loje, por VAR e konsideroi të rregullt duke bërë që sulmuesi kuqezi të shpërthente në festë. Hoxha nuk u mjaftua me kaq, por katër minuta më vonë, me një driblim dehës, futi një top të pastër në zonë, me Baturinan që e kishte të lehtë ta shtynte në rrjetë duke hipotekuar fitoren e pastër të Dinamo Zagreb.

Sofascore Nota
Sofascore Nota

Me 1 gol dhe 1 assist brenda katër minutash, Arbër Hoxha u vlerësua nga “SofaScore”, me notën 8,1.

()


AlbaniaWeb.net