Sat, Feb 8, 2025

7 fitore në 7, Bayern prefekt në Gjermani, Harry Kane realizon “dopietë” dhe largon zërat e merkatos: Jam i lumtur këtu

  • PublishedFebruary 8, 2025

7 fitore në 7, Bayern prefekt në Gjermani, Harry Kane realizon “dopietë” dhe largon zërat e merkatos: Jam i lumtur këtu

7 fitore në 7 ndeshjet e fundit në Bundesligë. Bayern Munich është thjesht perfekt në Gjermani, kryesojnë të qetë në kuotën e 54 pikë, plus 9 nga Leverkusen. Ekipi i Kompany triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Werder Bremen, një ndeshje ku Harry Kane bëri liderin me një “dopietë” golash.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Kane fitoi një penallti në minutën e 56-të pas një prekje të topit me dorë në zonë. “Bomberi” anglez u tregua i saktë duke kaluar Bayern në avantazh.

Në minutën e 81-të, Kompany hodhi në fushë Sane, me sulmuesin gjerman që i mjaftoi vetëm një minutë lojë për të gjetur golin e dytë për Bayern, i shërbyer pastër nga Laimer.

Në shtesë, ishte Musiala ai që fitoi një tjetër penallti. Sërish nga 11 metra distancë, Harry Kane u tregua i saktë duke kompletuar “dopietën” e tij personale.

Me 21 gola dhe 7 assiste, Harry Kane kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Bundesligë, por mediat trazuan disi ambientin në shtëpinë e Bayern teksa zbuluan se Harry Kane ka një klauzolë që e lejon të largohet në janar të 2026 për 65 milionë euro. Vetë sulmuesi anglez nuk preferoi të ndalet te ky detaj:

“E vetmja gjë që mund të them është se te Bayern jam shumë i lumtur, asnjë koment për klauzolën”, u shpreh Kane pas sfidën kundër Werder Bremen.

()


AlbaniaWeb.net