Sun, Nov 24, 2024

Zhaklin Lekatari braktis studion pas debatit me moderatorin: Nuk ta dhashë konfidencën të më flasësh…

  • PublishedJune 13, 2023

Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të papritur ditën e sotme teksa ishte e ftuar në një studio televizive.

Në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative në rrjetet sociale.

@vipmagazine.al #klevinmuka #zhaklinlekatari #vipmagazine ♬ original sound – VipMagazine.al

Klevin Muka iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.

“Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.

Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.

“Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina.

Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dyt moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.