Sun, Nov 24, 2024

Komisioni i Ekonomisë, Tabaku: Po risillni një strategji të kundërshtuar nga KfW-ja dhe GIZ-i

  • PublishedJune 13, 2023

Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se strategjia e risjellë është e kundërshtuar nga KfW-ja dhe GIZ-i.

Deputetja demokrate u shpreh se strategjia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar 3 inceneratorët nuk ishte e duhura. Sakaq u shpreh e shqetësuar për kreditë e marra për të mbuluar aktivitetet që i ka një kontratë tjetër koncesionare.

Fjala e plotë e Tabakut:

Kam një paqartësi shumë të madhe. Si pjesë e aktiviteteve për këtë kontratë që keni sjellë thuhet “furnizimi I makinerive dhe paisjeve për grumbullimin, transportin e mbetjeve, për pastrimin e bashkive…” dhe në fakt nuk bën një diferencë, janë dhe mbetjet e ngurta dhe mbetjet e tjera të përgjithshme, të paktën sipas kontratës të çdo lloj mbetje, edhe për mbetjet e riciklueshme.

Më pas thuhet investime për landfillet e ngurta urbane dhe në mënyrë specifike për zonën e mbetjeve Tiranë, Durrës, Sharrë… dhe disa pjesë të tjera që janë pjesë e kontratës për inceneratorin dhe që janë kryer.

Shqetësimi im këtu është që juve po merrni një kredi për të mbuluar aktivitete që i ka një kontratë tjetër koncesionare dhe po merrni një kredi për të blerë paisje furnizimi, makineri grumbullimi, transport mbetjesh edhe për zona tjera si Dibra, Berati, Vlora, në veri e me rradhë të cilat janë pjesë e funksioneve të pushtetit lokal. Për këtë kam një paqartësi të madhe se çfarë do të bëj projekti. Do të bëj shpenzime për pushtetin lokal dhe do të kryej funksione që kryen pushteti lokal për administrimin e mbetjeve?

Së dyti, si shihet mbivendosja me kontratat aktuale koncesionare, jua them për siguri që këto të paktën me Tiranën janë pjesë e kontratës tjetër dhe duhet të ishin kryer me kohë.

Në rastin e Elbasanit është krijuar ndërmarrja dhe drejtohet nga Bashkia e Elbasanit që ka pjesën më të madhe të mbetjeve dhe paguajnë tarifë të gjithë bashkitë e tjera të këtij qarku.pra kredia qe po merrni si funksionon dhe çfarë përgjegjësishë ka pushtetit lokal? Sepse të gjitha këto që thoni si p.sh. blerja e koshave dhe me rradhë janë të gjitha të kryera. Për çfarë do të përdoret kredia sepse kjo nuk shpjegohet ne relacion?

Nga ana tjetër, keni parasysh implikimin e tarifave për pushtetin lokal për mbledhjen e mbetjeve sepse kjo ka ndodhur në qarkun e Elbasanit. Në qarkun e Elbasanit ndërkohë që flasim, të gjitha bashkitë e qarkut kanë rritur tarifat për administrimin e mbetjeve si rezultat që duhet të paguajnë tarifë depozitimi në inceneratorin e Elbasanit.

Pak rëndësi ka se kush e ka bërë studimin e fizibilitetit sepse studimi bëhet duke pasur parasysh situatën që ndodhet, sepse studimi I fizibilitetit nuk bëhet dot jashtë realitetit. KfW-ja dhe GIZ-i kanë pasur një projekt me landfillet rajonale të cilin qeveria shqiptare e shkeli. Kështu që ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën strategji ndërkohë që keni bërë 3 kontrata inceneratorësh.

Vetë KfW-ja dhe GIZ-I kanë thënë që ju keni ecur në drejtim të kundërt të kësaj strategjie. Tani thoni që po marrim një kredi për t’ju rikthyer kësaj strategjie.

Unë e lexoj këtu në kontratë që ju thoni “Tiranë, Durrës, Sharrë, Tiranë”, e keni qartë këtu tek pjesa e relacionit, prandaj pyes, ndërkohë që tani del Romanati.

Shqetësimi im është që Bashkia Durrës, meqë është më I thjeshtë si rast, ka lidhur një kontratë për 10 vite me inceneratorin e Tiranës, ka rritur tarifat e pastrimit për këtë kontratë për 10 vite për t’i depozituar atje edhe mbetjet e ngurta inerte. Ndëkohë që ju thoni tani do ngrejmë vend depozitim tjetër në Romanat, ku do bëni një para seleksionim atje për të parë se çfarë mund të shkoj tëk landfill-i i Tiranës dhe çfarë mund të kthehet mbrapsht në qytet.

Ndërkohë që kontrata për 10 vite, 10 u lidh me shtyrje buxheti 10 milionë euro, do vazhdojë të ekzistojë. Ata e kanë për detyrim atë, cojnë apo nuk cojnë.

Dmth një kontratë ekzistuese që është nënshkruar, që e kanë detyrim ta zbatojnë, është me tarifë minimale por mbulon edhe tavanin sado që të cojnë edhe 0 ajo vazhdon paguhet. Ju thoni që nuk do të zbatohet dhe hapni këtë tjetër dhe do të ngrini një investim tjetër po me kredi. Përse?

KfV-ja e ka thënë shumë qartë, strategjia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar 3 inceneratorët nuk ishte e duhura. Nuk mund të vazhdoni me këtë strategji ndërkohë që sot realiteti është ndryshe. E keni bërë atë kontratën, 430 milion, edhe Bashkia e Durrësit e ka lidhur, edhe të gjitha bashkitë, Shijaku, Kavaja e me rradhë I kanë rritur tarifat. Ndërkohë që ju tani propozoni të ndërtohet diçka tjetër.

Ndërsa për rastin e Korçës, mund të them që është një model tjetër nga ajo çfarë po diskutojmë, ka normën më të lartë të pagimit të tarifave të pastrimit në të gjithë Shqipërinë dhe ka model të ngritur vite mëparë që sot është I qëndrueshëm. Por unë po ngrej një shqetsim tjetër.

Ju me këtë projekt po shtoni një hallkë tjetër që ka kosto të tjera për këto bashki. Bashkia e Durrësit do vazhdojë dhe t’i paguaj atje tëk inceneratori I Tiranës. Të 3 inceneratorët kur janë ngritur dhe kur është bërë kontrata, janë ngritur me presupozimin që të gjitha mbetjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të depozitoheshin atje, sepse kaq kapacitet ka Shqipëria. Dhe janë ngritur 3 kontrata koncesionare të cilat kanë detyrim bashkitë t’i paguajnë këto tarifa.

Na është thënë në Komsionin Hetimor që tek këto 3 zona e gjithë Shqipëria do I sjelli mbetjet që do paguajnë një kontratë me një kosto të caktuar dhe pastaj ju po krijoni një model tjetër, po shtoni një hallkë tjetër përpara se të shkojnë tëk inceneratori që ka koston e vet pastaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.