Sun, Nov 24, 2024

E treta herë radhazi; edhe teza e matematikës del online

  • PublishedJune 13, 2023

Mëngjesin e së martës, ditën e provimit të matematikës në Maturën Shtetërore, vetëm 20 minuta pas nisjes së testimit ka rrjedhur teza në variantet A dhe B, teksa është postuar fillimisht nga profili “” në .

Ky profil ka postuar ngjashëm disa ditë më parë edhe tezën e gjuhë letërsisë dhe atë të gjuhës angleze.

“Provimi është publikuar në rrjete sociale nga faqja ‘Studentët Denoncojnë’, për të tretën herë radhazi brenda kësaj mature,” tha , kryetar i Bordit Kombëtar Studentor.

Pavarësisht masave të rrepta që janë vendosur në lidhje me provimet shtetërore të maturës dhe ndalimin e celularëve, duket se disa studentë ia kanë dali të marrin telefonat brenda sallave të provimit. Sipas ministres së Arsimit, personat që kryejnë këto akte janë të njëjtët.

“Personat që fshihen pas këtyre rrjedhjeve janë të njëjtët, dhe ata veprojnë me qëllimin e cënimit të procesit të testimeve”, është shprehur pas rrjedhjes së tezës së parë të gjuhës Angleze.