Tue, Feb 11, 2025

Do rikthehet me Fedez? Flet Chiara Ferragni: Jam e lumtur!

  • PublishedFebruary 10, 2025

Do rikthehet me Fedez? Flet Chiara Ferragni: Jam e lumtur!

Chiara Ferragni ka zgjedhur Spanjën për të zyrtarizuar lidhjen e saj me Giovanni Tronchetti Provera. Teksa në Itali qarkullojnë foto të çiftit dhe puthje, pikërisht në Granada, ku ajo ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Goya, influencuesja ka rrëfyer për fejesën me pasardhësin e familjes Pirelli.

“Jam në një lidhje. “Jam shumë, shumë e lumtur”, tha ajo për gazetën “Hola!”. Dhe për Fedez ajo foli shumë shkurt: “Nuk do të kthehem kurrë tek ai”.

Chiara shkëlqeu me fustanin e saj të kuq që të sjell menjëherë në mendje dashurinë, vendin e nxehtë që e pret, vitalitetin dhe pasionin që e përshkon.

“Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur këtë vit, shpresoj të vazhdojmë kështu”, tha sipërmarrësja, duke konfirmuar se është e lumtur dhe në një lidhje.

Stuhia mediatike që e ka parë në qendër të thashethemeve javët e fundit nuk e shqetëson. Chiara Ferragni tha se ishte e qetë. Për më tepër, kur u raportua se Fedez kishte dashur një grua tjetër dhe madje e kishte telefonuar para dasmës, Ferragni tha: “Ai kishte këtë histori nga viti 2017, donte të më linte para dasmës, por nuk dinte si të tërhiqej. E kuptova se ajo që kisha përjetuar kishte qenë një tallje”.