Tue, Feb 11, 2025

Ndërtuesi Fatmir Bektashi në dosjen e Sali Berishës edhe tek Erion Veliaj! Ndaj biznesmenit caktohet një tjetër masë sigurie nga GJKKO

  • PublishedFebruary 10, 2025

Ndërtuesi Fatmir Bektashi në dosjen e Sali Berishës edhe tek Erion Veliaj! Ndaj biznesmenit caktohet një tjetër masë sigurie nga GJKKO

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas caktimit të masës së arrestit me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj ka dhënë dhe 5 masa për disa biznesmenë të njohur në Shqipëri.

GJKKO ka caktuar masën “detyrime paraqitje” për biznesmenët, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meiman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Ajo që bie në sy është fakti se në dosjen hetimore të Erion Veliajt është sërish emri i biznesmenit, Fatmir Bektashi, i cili drejton kompaninë e ndërtimit “Kontakt SHPK”, e cila rezulton e përfshirë në procesin e ndërtimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Për këtë dosje është hetuar hetim, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, që emri i Fatmir Bektashit del sërish në skenë për hetimet e kryebashkiakut Veliaj.

Fatmir Bektashi është aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani, ndërkohë që GJKKO me kërkesë të SPAK i ka caktuar një tjetër masë sigurie, si i dyshuar si i përfshirë në çështje korrupsioni. Kujtojmë qe Fatmir Bektashi gjate paraqitjeve ne SPAK ka “kyçur” gojën, duke mos pranuar te flasë për gazetaret kur është thirrur per t’u paraqitur ne SPAK.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri në një reagim në rrjetet sociale ka ironizua për masat e sigurisë ndaj biznesmenëve.

“Keta i bie qe kane vene ne mase sigurie gjysmën e GDP-se se Tiranes. Cim Fusha, Gent Sula, Fatmir Bektashi…Por ky Bektashi qenka per rast studimor. Ky paska nje aftesi te jashtezakonshme per te qene gjithmone ne vendin e gabuar. Si puna e Fantozzit, qe ngaterrohej kudo”, ironizon Tomorri.