Tue, Feb 11, 2025

Juventus është përmirësuar, ndaj PSV me “artilerinë e rëndë” – Balkanweb.com – News24

  • PublishedFebruary 10, 2025

Juventus është përmirësuar, ndaj PSV me “artilerinë e rëndë” – Balkanweb.com – News24

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për Sky Sport në kuadër kundër PSV në Champions.

“Është një ndeshje e rëndësishme që do të përballemi duke dhënë gjithçka dhe duke u përpjekur të mposhtim kundërshtarin në çdo mënyrë për të sjellë në shtëpi rezultatin që duam.”

Çfarë ka ndryshuar në Juventus?

“Shumë gjëra kanë ndryshuar, futbolli është një evolucion i vazhdueshëm. Në një ekip të ri si i yni kemi pasur ulje dhe ngritje, nuk mund të mendojmë për rritje të vazhdueshme. Gabimet dhe të kuptuarit se ku të përmirësohemi janë pjesë e rrugëtimit tonë dhe ndeshja e fundit është një shembull i qëndrueshmërisë së këtij ekipi. Kjo tregon se skuadra është përmirësuar, se grupi është forcuar me vështirësitë që kemi pasur”- tha ai.


AlbaniaWeb.net