Tue, Feb 11, 2025

Nainggolan: U dukej sikur kishin arrestuar Pablo Escobar, s’kam lidhje me trafikun e drogës

  • PublishedFebruary 10, 2025

Nainggolan: U dukej sikur kishin arrestuar Pablo Escobar, s’kam lidhje me trafikun e drogës

Ish-mesfushori i Interit, Radja Nainggolan u arrestua në Belgjikë me dyshimin se ishte i lidhur me trafik ndërkombëtar të kokainës. Futbollisti i Lokeren,  u lirua me kusht, disa ditë më pas.

“U mora në pyetje për katër orë. Më thanë se do ta kaloja gjithë natën në qeli; U dukej sikur kishin arrestuar Pablo Escobar. Unë nuk kisha lidhje me këtë çështje, mua më arrestuan vetëm se ishte i përfshirë një mik i imi.

“Nuk më bënin asnjë pyetje për drogën. Thjesht donin të dinin se çfarë marrëdhënieje kisha me këtë person”- tha ai.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net