Tue, Feb 11, 2025

GJKKO caktoi ndaj bashkëshortes së Veliajt masën “arrest në shtëpi”, mbërrin në Rinas Ajola Xoxa! Shoqërohet nga oficerët e BKH-së

  • PublishedFebruary 10, 2025

GJKKO caktoi ndaj bashkëshortes së Veliajt masën “arrest në shtëpi”, mbërrin në Rinas Ajola Xoxa! Shoqërohet nga oficerët e BKH-së

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” që GJKKO lëshoi ndaj saj ditën e sotme.

Ajo akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit të SPAK, paratë e fondeve publike përfunduan tek kompania Partners Law të Ajola Xoxës, si dhe të gjithakompanive të tjera dhe organizatave jo fitimprurëse që zotërohen prej saj, ashtu sikurse e tek rrethi i saj familjar.

Xoxa për të kamufluar shpenzimet ekstra të saj, ka kryer blerje përmes personave të tretë, paratë të cilat e kanë burimin fillestar prej fondeve publike të bashkisë Tiranë, të cilat u nënshkruan nga Veliaj që t’i kalonin asaj përmes shoqërive dhe organizatave jo fitimprurëse që ajo zotëron.

SPAK sqaron se Xoxa i ka blerë vetes online dhurata të shtrenjta, që konsistojnë veshje, bizhuteri, çanta, e të tjera, që arrijnë vlerën ekzakte 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk janë deklaruar asnjëherë në Deklaratat Periodike të Veliajt dhe personave lidhur me të.
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar të gjitha llogaritë bankare në emër të Ajola Xoxës dhe kompanive të saj, vlera e së cilave është 869,149.78 Euro.

Po kështu në kasafortën në ambientet e Partners Law të Xoxës janë gjetur dhe sekuestruar 95,350 euro (shumica me prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 lekë.