Goli i katërt sezonal në La Liga, Muriqi protagonist me Mallorcan
Vedat Muriqi protagonist. Sulmuesi dardan ka realizuar gol për Mallorcan, në ndeshjen e La Liga ndaj Osasunas.
Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, të cilën e përktheu në gol.
Për Muriqin ky është goli i katërt në kampionat, në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon. Gjithashtu, ai numëron edhe dy asiste. Për të, ky është sezoni i katërt në Mallorca.