Shifra marramendëse e bizhuterive të Taylor Swift në Super Bowl
Taylor Swift shkëlqeu në Super Bowl 2025, jo vetëm për mbështetje ndaj të dashurit të saj, Travis Kelce, por edhe për aksesorët e saj të shtrenjtë me një vlerë totale prej 60 mijë dollarësh (58 mijë euro). Këngëtarja mbante një zinxhir dore të dizajnuar nga Logan Hollowell, me pesë diamante të vegjël dhe ari 14 karatësh, që kishte një vlerë prej 4,350 dollarësh (4,217 euro). Gjithashtu, ajo mbante një zinxhir unik nga Lorraine Schwartz dhe bizhuteri të tjera luksoze, duke përfshirë unaza dhe byzylykë nga Effy Jewelry, me një total prej 23 mijë dollarësh (22 mijë euro).
Në dorë, Taylor kishte një orë të veçantë Panthere de Cartier, që kushtonte 32,200 dollarë (31 mijë euro). Në aspektin e modës, ajo zgjodhi një xhaketë sportive Saint Laurent (4 mijë dollarë), një bluzë të bardhë Alaia, pantallona të shkurtra xhins dhe çizme të bardha deri në kofshë nga Paris Texas. Çanta e saj e kuqe Givenchy Nano Voyou kishte vlerën 1 mijë dollarë (969 euro).
Në seksionin VIP, ajo ishte e shoqëruar nga miqtë e saj të ngushtë, përfshirë Haim Sisters, Ice Spice, dhe vëllain e saj, Austin Swift. Megjithatë, mungesa e Blake Lively ngjalli dyshime, duke u spekuluar për një mundësinë të një ftohjeje mes dy mikeshave.
Taylor Swift vazhdon të mbetet një ikonë e modës, duke kombinuar elegancën dhe guximin në çdo paraqitje të saj.