Tue, Feb 11, 2025

“Është një Clasico”, Pep-Ancelotti ndezin City-Real” Do jetë një ndeshje e madhe

  • PublishedFebruary 11, 2025

“Është një Clasico”, Pep-Ancelotti ndezin City-Real” Do jetë një ndeshje e madhe

Nuk është më një sfidë që vendos finalistin në Champions, nuk janë më as në kushte perfekte, por Man.City-Real Madrid është gjithnjë një super sfidë që premton spektakël, një përballje epike që tashmë është kthyer në një Clasico, fakt që pranoi edhe Pep Guardiola në konferencë për shtyp në vigjilje të aktit të parë, i vlefshëm për fazën “play-off”:

“Në vitet e fundit, City-Real është kthyer në një përballje të madhe, në një Claisco, i kemi kaluar, kanë fituar, me radhë. Si ndalet sulmi i Realit? Është e pamundur të kontrollosh Vinicius jr, Mbappe, Rodrygo e Jude Bellingham për 90 apo 180 minuta. Të katërt ata janë të shkëlqyer, ne e dimë këtë, por do të përpiqemi të reduktojmë rreziqet. Ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë, të tregohemi të zgjuar për të arritur një rezultat të rëndësishëm që do të na shërbejë edhe në Bernabeu. E kam të qartë se si duhet të luajmë, e kam gati një plan”, u shpreh Guardiola, i cili në fund bëri dhe një koment në lidhje me situatën aspak normale që po kalon ekipi i tij këtë sezon:

Nuk kemi qenë të qëndrueshmen, është diçka që na ndodhi për herë të parë, por do të rikthehemi, kam besim”, theksoi Guardiola.

Në të njëjtën lidhje me Pep ishte edhe Carlo Ancelotti, edhe për teknikun italian kjo është një sfidë delikate, e fortë, e kthyer tashmë në një Clasico: “Në vitet e fundit jemi përballur shpesh në gjysmëfinale apo çerekfinale. Këtë herë jemi pak larg, por janë dy skuadra të forta, gjithnjë kanë prodhuar ndeshje të ekuilibruar dhe të forta. Është gjithnjë vështirë të luash kundër ekipeve të Guardiola-s, ai ka gjithnjë diçka të re”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp , duke u ndalur më pas te gjendja e ekipit, dëmtimet të cilat e shqetësojnë jo pak pasi së fundmi listës iu shtua edhe Lica Vazques:

“Është e vështirë të shpjegosh pse kaq shumë probleme, mbi të gjitha në mbrojtje. Mendoj se kalendari është një problem, por kjo është e njëmijta herë që e them, efekti ka qenë zero”, shtoi Ancelotti.

()


AlbaniaWeb.net