Tue, Feb 11, 2025

Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 24-të

  • PublishedFebruary 11, 2025

Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 24-të

Java e 24-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me dy ndeshjet e fundit; Skënderbeu – Laçi dhe Teuta – Dinamo City. Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe teknikun më të mirë.

Mario Dajsinani i Egnatias është portieri që ka spikatur më shumë në javën e 24-të.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Arsid Kruja (Teuta), Milos Stojanovic (Vllaznia), Saliou Sembene (Partizani) dhe Florjan Përgjoni (Tirana).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 24-të janë: Regi Lushkja (Egnatia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe William Cordeiro Melo (Laçi)

Në majën e sulmit është Emiliano Bullari (Laçi), ndërsa krahët përbëhen nga Esat Mala (Vllaznia) dhe Emmanuel Ernest (Tirana).

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Francesco Moriero.


AlbaniaWeb.net