Nipërit kanosin me kallashnikov xhaxhain e tyre për të tërhequr kallëzimin për ta, dyshohet se kanë kërcënuar me armë edhe babain! Njëri në pranga, tjetri në kërkim
Policia ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta.
Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen.
Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bubq, dy shtetas kishin kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, kanë organizuar menjeherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi F. M., 19 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij 17 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim. Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen.
Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.