“Derbi i vështirë, por pres reagim pas humbjes në Kupë”, Slot flet para sfidës ndaj Everton – Balkanweb.com – News24
Liverpool do të përballet me Everton, në kuadër të kampionatit. Tekniku i The Reds, Slot u shpreh se pret reagim nga skuadra, pas asaj humbje në Kupë.
“Aleksandër-Arnold është stërvitur pjesërisht në seanca stërvitore! Do të vendosim në vazhdim nëse do të luajë! Ndërsa Joe Gomez nuk do të jetë në fushë për sfidën e së mërkurës.
Humbja ndaj Plymouth është e papranueshme! Të tregojmë një anën tjetër tonë ndaj Evertonit. Derbit janë gjithmonë të vështirë, pasi fansat arrijnë që të marrin nga lojtarët më të mirën e tyre”.