Përçarja në PD/ Fitim Zekthi: Themelet e një partie s’janë anëtarësia dhe baza. Na duhet një politikë që urren shitjen dhe blerjen!
Anëtari i Kryesisë së PD zyrtare, Fitim Zekthi në rubrikën “Opinion” në “News24” me gazetaren Ina Qirjo foli për debatet e brendshme në Partinë Demokratike.
Gjatë bisedës në studion, Zekthi i ndalur tek Këshilli Kombëtar u shpreh se prej dy vitesh nuk funksionon.
“Vendimi i kryesisë së PD i marrë nja javë më parë, e ka futur PD në një proces të zgjedhjes së kryetarit. Zoti Bardhi është gabim dhe jam i keqardhur për pikëpamjen që ai ka. Demokratët i druhen ardhjes së një tirani, sepse mund të marrë shumë pushtet. Dhe për të mos lejuar që partia të bjerë në dorë të një njeriu. Bardhi e lexon në mënyrë shumë të gabuar statutin. Këshilli Kombëtar është shpartalluar dhe kur institucionet janë të pafuqishme për të vendosur atëherë vakum nuk ka. Kryesia ka vendosur zgjedhje më 29 dhe ky vendim nuk ka më kthim pas”, u shpreh ai.
Më tej Zekthi u shpreh: Themelet e një partie janë vlerat morale politike dhe ideologjike të partisë, nuk janë anëtarësia dhe baza. Kryetari nuk është çatia.
Sa i përket deklaratave kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin, Zekthi theksoi se nuk mund të vazhdojë më që partia të rrijë ende pa kryetar.
“Kryetari duhet të zgjidhet, nuk mund të rrijë një parti 1 vit e gjysmë pa kryetar. Unë nuk merrem me emra, por partia duhet të ketë një kryetar. Këto ditë ka dalë një kandidat tjetër Gjergj Hani, nesër mund të dalin të tjerë, por e konsideroj një fyerje për publikun kur mëremi me emra”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar: “Nëse Basha do rikthehet do garojë apo do fitojë nuk e dimë, por e ka të papërballueshme bashkimin. Nëse hyn, të hyjë me këtë qëllim, nëse nuk e bën dot të mos hyjë. Do të doja që PD të drejtohej nga Rexhep Uka. Të shohim se çfarë do të na sjellë gara. Ne sot na duhet një politikë që urren shitjen, blerjen. Na duhen parime. Unë e them se nëse zoti Basha do të garojë me zotin Rexhep Uka nuk do ta votoj. Nëse do të garojë me zotin Bardhi, do të votoj zotin Basha. Meqë ka dalë zoti Hani e them publikisht do të votoj zotin Hani.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–